Lidhje

Hafizi: "Libra" do të përfaqësojë klasën e mesme shqiptare


Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës deputetja Mimoza Hafizi komenton procesin zgjedhor në Shtetet e Bashkuara pas fitores së Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale. Zonja Hafizi thotë se klasa politike në Shqipëri ka shumë për të mësuar jo vetem nga mënyra amerikane e zhvillimit të zgjedhjeve por edhe njohjes së rezultatit prej humbësit. Në Shqiperi thotë ajo, standardet e zgjedhjeve janë ende në dorë të një klase të vjetër politike që ka mbyllur çdo hapësirë demokratike për popullin. Në krye të një inisiative të re politike së bashku me deputetin Ben Blushi, deputetja sqaron në intervistën me kolegen Menada Zaimi, qasjen e kësaj force politike.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG