Lidhje

Pence merr drejtimin e procesit të transferimit të pushtetit


Sipas mjeteve amerikane të shtypit, nënpresidenti i zgjedhur, Mike Pence, do të marrë drejtimin e ekipit të transferimit të pushtetit të presidentit Donald Trump në vend të guvernatorit të Nju Xhersit, Chris Christie, i cili po drejtonte ekipin në fjalë.

Gazeta New York Times njoftoi për ndryshimet duke cituar burimet pranë fushatës së zotit Trump. Njoftohet që presidenti i zgjedhur, Donald Trump, t’u ketë thënë këshilltarëve se dëshironte të vinte në funksion përvojën e zotit Pence në Uashington për të ndihmuar për një tranzicion të shpejtë në muajin janar.

Sipas njoftimeve, një komision ekzekutiv që përfshin edhe ligjvënës do të këshillojnë zotin Pence në këtë proces. Guvernatori Christie pritet të sherbejë si një prej nënkryetarëve të ekipit tranzitor sëbashku me ish kryebashkiakun e qytetit të Nju Jorkut, Rudy Giuliani.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG