Lidhje

Shpërthim në bazën amerikane të Bagramit


Një i dyshuar taliban hodhi veten në erë brenda bazës ajrore amerikane në Bagram të Afganistanit, duke vrarë të paktën katër persona dhe plagosur 14 të tjerë.

Burimet e mediave afgane thonë se sulmi ndodhi jashtë sallës së ngrënies. Personi ishte maskuar si punëtor. Baza ushtarake ajrore ndodhet në veri të Kabulit.

"Unë e dënoj sulmin vetëvrasës në Bagram dhe ngushëlloj familjet dhe miqtë e të vrarëve dhe ata që u plagoson gjatë këtij shpërthimi,” tha presidenti afgan Abdullah Abdullah nëpërmjet llogarisë së tij zyrtare në Twitter.

"Më 12 nëntor, një mjet shpërthyes u aktivizua në bazën ajrore të Bagramit, duke shkaktuarnë viktima të shumta. Katër persona kanë vdekur dhe rreth 14 janë plagosur," tha në një deklaratë me shkrim gjenerali John W. Nicholson, komandant i misionit ushtarak në Aganistan.

Zabihullah Muxhahid, një zëdhënës i talebanëve, mori përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se sulmuesi kishin hyrë prej kohësh si punëtor në bazën ajrore. Ai shtoi se ushtarakët amerikanë ishin të zënë në seancat e para të trajnimit të mëngjesit kur ndodhi shpërthimi.

Zëdhënësi taleban tha se më shumë se 20 pjestarë të personelit amerikan u vranë dhe më shumë njerëz u plagosën, duke përfshirë edhe ushtarë afganë. Por talebanët shpesh japin shifra të fryra për sulme të tilla.

Dhuna erdhi pas sulmit me bomba dhe armë të enjten ndaj konsullatës gjermane në qytetin verior afgan Mazar-i-Sharif. Sulmi la së paku gjashtë të vdekur dhe plagosi rreth 130 të tjerë, kryesisht civilë.

Gjermania tha të premten të gjithë punonjësit e saj gjermanë dhe afganë në misionin diplomatik shpëtuan pa dëmtime.

Talebanët morën përgjegjësinë duke thënë se sulmi u krye për hakmarrje ndaj civilëve afganë të vrarë në fillim të këtij muaji në provincën Kunduz nga një sulm ajror amerikan.

Grupi Taleban u zotua për të kryer më shumë sulme të tilla ndaj vendeve që marrin pjesë në misionin e udhëhequr nga NATO në Afganistan. Misioni, i njohur si Resolute Support, përbëhet kryesisht nga trupa amerikane.

XS
SM
MD
LG