Lidhje

Esat Toptani në një libër nga Ilir Ikonomi


Libri i ri i Ilir Ikonomit, Esat Toptani
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:30 0:00

Libri i ri i Ilir Ikonomit, Esat Toptani

Publicisti Ilir Ikonomi sapo botoi në Tiranë librin e tij më të ri; “Esat Toptani- Njeriu, Lufta dhe Pushteti”. Këtë monografi voluminoze ai ia kushtoi njërit prej politikanëve shqiptarë më të rëndësishëm dhe më të pandriçuar nga fillimi i shekullit të XX.

Ikonomi dhe studiues të tjerë besojnë se Shqipëria ka nevojë ta rishkruajë historinë e vet mbi bazën e dokumentave arkivore, dhe të fshijë shtrembërimet e historio-grafisë së regjimit komunist.

Libri i ri i Ilir Ikonomit, Esat Toptani
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:30 0:00

Publicisti dhe autori i njohur i librave mbi historinë, Ilir Ikonomi, sapo ka publikuar në Tiranë studimin e tij “Esati - Njeriu, Lufta dhe Pushteti”. Libri voluminoz prej 570 faqesh i kushtohet Esat Pashë Toptanit, njërit prej politikanëve më kontradiktore dhe më pak të njohura në historinë e Shqipërisë.

Autori thotë se monografitë kushtuar më parë Faik Konicës, Ismail Qemalit dhe tani Esat Toptanit po plotësojnë pjesët e errëta të historisë së Shqipërisë.

Studimi për Esat Toptanin përmban një punë katërvjeçare të autorit, dhe një trajtim të paanshëm të njërës prej figurave më të njollosura nga historiografia komuniste e diktaturës.

Studiuesit e sotëm pohojnë se jo vetëm jeta e Esat Toptanit, po e gjithë historia e Shqipërisë ka nevojë për plotësime dhe rishikime.

Autori e fton lexuesin në periudhën e formimit së shtetit të ri shqiptar, duke ndriçuar shumë nga misteret e kohës, kur Shqipëria u bë fushë betejash të ushtrive të huaja dhe zhyt në vorbullat e pushtimeve, shkatërrimeve dhe rebelimeve nga më të ngatërruarat.

Studimi i Ikonomit rendit faktet dhe ngjarjet, ku Esati është protagonist dhe i krijon hapësira lexuesit të vlerësojë ngjarjet e panjohura deri sot.

Libri i drejtohet publikut dhe jo studiuesve të historisë, thotë autori, ndërkohë që historiografia komuniste ka rekur cdo temë dhe anatemuar një pjesë të protagonsitëve dhe ka heroizuar disa të tjerë.

Studimi ka përfshirë një numër të madh burimesh arkivore nga disa kryeqytete të Europës dhe mjaft dokumente të panjohura deri sot.

Libri përqendrohet në ngjarjet e Shqipërisë së viteve 1912-1920, koha e krijimit të shtetit shqiptar, kur u vu në pikëpyetje tërësia tokësore e Shqipërisë.

Duke u marrë me Esat Toptanin, studimi përshkruan edhe një mori personazhesh të tjerë historikë bashkëkohës.

Ky është libri i tretë me temë historike i autorit Ilir Ikonomi.

Më parë ai ka shkruar një monografi për diplomatin dhe dijetarin Faik Konica dhe një libër për kryetarin e qeverisë së parë shqiptare Ismail Qemali.

XS
SM
MD
LG