Lidhje

Stema e sigurisë, simbol i mbështetjet për pakicat


Që nga fitorja e presidentit të zgjedhur Donald Trump, shumë amerikanë janë duke mbajtur një stemë në xhaketat e tyre që simbolizon solidaritetin ndaj intolerancës.

Ky gjest i thjeshtë synon të ofrojë mbështetje pa zhurmë për minoritetet, gratë, emigrantët, komunitetin LGBT, të cilët mund të ndihen të marxhinalizuar nga retorika përgjatë fushatës Trump. Fushata e tij premtoi të deportojë emigrantët dhe të ndalojë hyrjen e myslimanëve, krahas komenteve degraduese për gratë, duke ushqyer frikën e ksenofobisë tashmë që ai pritet të marrë detyrën.

Që nga zgjedhja e tij ditën e martë, njoftimet tregojnë një rritje të incidenteve racore dhe krimeve të urrejtjes në mbarë vendin. Organizata “Southern Poverty Law Center”, e cila monitoron grupimet e urrejtjes, ka dokumentuar mbi 200 incidente ngacmimesh dhe intimidimi gjatë tre ditëve që pasuan zgjedhjet.

Moda e të quajturës “stema e sigurisë” është përhapur në mediat sociale, duke ndjekur modelin e përdorur në Britani nga kundërshtarët e daljes nga BE-ja, të cilët mbartën stema solidariteti për emigrantët dhe minoritetet që përjetuan një rritje të krimeve të urrejtjes.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG