Lidhje

Një shpërthim vret 43 persona në Pakistan


Pakistan

Pakistan

Grupi terrorist Shteti Islamik mori autorësinë për sulmin e sotshëm me bombë në një vend të shenjtë sufi të mbushur plot me njerëz në provincën Baluchistan, të Pakistanit. Shpërthimi vrau të paktën 43 persona dhe plagosi rreth 100 të tjerë.

Dëshmitarë dhe mjekë thanë se pritet të rritet numri i viktimave.

Qindra njerëz ishin të pranishëm kur ndodhi sulmi. Ndër viktimat ka edhe gra dhe fëmijë.

Qindra besimtarë sufi mblidhen në këtë vend të shenjtë çdo të shtunë dhe të dielë për të ndjekur ritualin shpirtëror. Ndër ta ka gra dhe fëmijë që vallëzojnë për të respektuar shenjtorin sufi të varrosur në atë vend.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG