Lidhje

Protesta në kryeqytetin Uashington dhe disa qytete amerikane


Demonstrators holds banners as they protest during a march in downtown Washington in opposition of President-elect, Donald Trump, Saturday, Nov. 12, 2016.
Demonstrators holds banners as they protest during a march in downtown Washington in opposition of President-elect, Donald Trump, Saturday, Nov. 12, 2016.

Protestuesit u mblodhën në rrugë dhe parqe sërish dje në disa qytete amerikane. Protesta pati edhe në kryeqytetin Uashington, si dhe në Nju Jork, ku presidenti i zgjedhur Donald Trump po takohej me ekipin e tij të tranzicionit në rezidencën e tij në Kullën Trump.

Qindra protestues anti-Trump u mblodhën përpara Shtëpisë së Bardhë mbrëmjen e djeshme duke mbajtur parrulla si: “Dashuria triumfon mbi urrejtjen”. Tubimi paqësor me qirinj të ndezur u mbajt për të protestuar zgjedhjen e zotit Trump president i SHBA-së, që ata thonë se rrezikon të drejtat e tyre civile dhe njerëzore. Disa protestues recituan poezi dhe kënduan këngë për paqen dhe dashurinë. Në vijim, ata u zhvendosën nga Shtëpia e Bardhë drejt Hotelit Trump International, duke bllokuar rrugët dhe duke thirrur “e refuzojmë presidentin e zgjedhur”.

Protestuesit marshuan sërish edhe në Portland, pavarësisht thirrjeve për qetësi të kryebashkiakut dhe shefit të policisë. Të paktën një person u arrestua.

Mijëra njerëz në mbarë SHBA-në protestuan për të katërtën ditë rrjesht.

Demonstruesit në Nju Jork mbanin parrulla si “jetët e afrikano-amerikanëve kanë rëndësi” dhe “ai nuk është presidenti im”.

Pas një fushate përçarëse, protestuesit frikësohen se presidenca Trump do të prekë të drejtat civile të amerikanëve dhe do të shkaktojë trazira.

Menaxherja e fushatës Trump, Kellyanne Conway, tha dje se nëse do të kishte fituar Hillary Clinton dhe protestat do të ishin bërë nga mbështetësit e zotit Trump, të gjithë do të ishin jashtëzakonisht të alarmuar. Ajo i bëri thirrje Presidentit Barack Obama dhe zonjës Clinton që të influencojnë tek protestuesit për t’i dhënë një shans presidentit të zgjedhur dhe administratës së re.

Protesta të reja janë duke u planifikuar nëpërmjet Facebook-ut në Kentucky, Michigan, Las Vegas dhe Seattle.

XS
SM
MD
LG