Lidhje

Një vit pas sulmeve terroriste në Paris


Të dielën u shënua një vjetori i një prej sulmeve më vdekjeprurëse terroriste që kanë vazhduar të traumatizojnë Francën gjatë muajve të fundit. Sulmet e koordinuara në mbarë Parisin, më 13 nëntor të vitit të kaluar, morën jetët e 130 personave dhe plagosën shumë të tjerë. Viktimat më të shumta ishin në sallën e koncerteve Bataclan ku muzikanti i rrokut Sting dha një koncert për të mbledhur të ardhura për shoqatat e viktimave.

Salla e koncerteve Bataclan i rikthehet spektaklit me një koncert të muzikantit Sting dhe yje të tjerë, si këngëtari senegalez Youssou N’Dour.

Godina është rinovuar për të kthyer një faqe të re nga sulmet terorriste që vranë këtu 90 persona.

Salim Djeghloul kujton kohët e bukura.

“Jam vërtet i mërzitur për sulmet pasi e njoh stafin në Bataklan dhe më pëlqente atmosfera.”

Parisi i është kthyer përgjithësisht normalitetit. Janë lënë pas shkrimet mbi mure dhe protestat kundër terrorizmit.

Objektet e tjera që u sulmuan janë rihapur dhe rinovuar. Por, janë ende të hapura plagët emocionale të vitit të kaluar dhe të sulmit me një kamion në muajin korrik që vrau edhe fëmijë në qytetin Nice.

“Terrorizmi është i tmerrshëm sepse prek vetëbesimin e njerëzve. Më përpara njerëzit rrinin në kafe për të parë perëndimin e diellit, ndërsa tani janë të kujdesshëm në çdo gjë.”

Stephane Dantir ka një restorant përballë vendit ku sulmuan xhihadistët.

“Pas sulmit vjet njerëzit u mobilizuan në mënyrë të mrekullueshme. Por sulmi në Nice i rihapi plagët.”

Zoti Dantier do t’u bashkohet parizienëve që do të ndezin qirinj në kujtim të viktimave. Ai thotë se do t’i duhet kohë lagjes së tij të shërojë këto plagë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG