Lidhje

Forcat irakiane çlirojnë qytetin e Nimrudit

FILE - Iraqi workers clean a winged-bull statue at an archeological site in Nimrud in this 2001 photo. Islamic State militants have bulldozed and plundered the ancient site, Iraq's government says, March 6, 2015.

Ushtria irakiane thotë se ka marë qytetin e Nimrudit nga militantët islamikë.

Komanda e Operacioneve të Përbashkëta të Irakut thotë se ushria irakiane çliroi qytetin e Nimrudit plotësisht dhe ngriti flamurin e Irakut mbi ndërtesat e tij, pasi armiku pësoi humbje të rënda.

Nimrudi ndodhet afër një kryeqyteti të lashtë sirian që qeveria e Irakut tha se vitin e kaluar u shkatërrua nga militantët. Nuk është e qartë në se ushtria ka marr në kontroll edhe zonën arkeologjike.

Pamjet video lëshuar nga militantët e Shtetit Islamik në prill 2015, që thuhej se ishin nga Nimrudi, tregonin persona duke shkatërruar muret e lashta, relike, imazhe, dhe objekte të tjera.

Nimrudi ndodhet 30 kilometra në jug të Mosulit, ku ushtarë irakianë dhe forcat speciale janë duke luftuar kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG