Lidhje

Trump zotohet të përmbushë premtimet e fushatës


Campa
Campa

Presidenti i zgjedhur Donald Trump thotë se do të deportojë dy deri në tre milionë imigrantë pa dokumente që kanë të kaluar kriminale, kur të marr pushtetin dhe do të mbaj premtimin e tij të fushatës për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit SHBA-Meksikë për të penguar rrjedhën e imigrimit ilegal në vend .

"Njerëzit që janë kriminelë dhe kanë të kaluar penale, anëtarët e bandave, tregtarët e drogës, shumë nga këta njerëz, ndoshta dy milionë, apo mund të jenë edhe tre milionë, do t’i nxjerrim nga vendi ynë ose do t’i burgosim ", ka thënë zoti Trump për emisionin 60 Minutes të kanalit CBS. "Por, ne do t’i dëbojmë nga vendi, ata janë këtu në mënyrë të paligjshme."

Në një fragment të intervistës të publikuar para transmetimit sonte, Trump thotë se synon ta ndërtojë murin, një premtim i preferuar i fushatës për mbështetësit e tij më të devotshëm, por se një pjesë e barrierës mund të jetë "gardh."

Manjati i pasurive të patundshme ka thënë: "Jam shumë i mirë për këtë punë pasi ka të bëj me ndërtimin." Ai është zotuar të detyrojë Meksikën për të paguar për murin, por fqinji jugor i SHBA-së thotë se nuk do të paguajë për murin.

Në përgjithësi, rreth 11 milionë emigrantë pa dokumenta jetojnë në Shtetet e Bashkuara, por zoti Trump tha se pas vendosjes së sigurisë në kufi dhe kthimit të grupit fillestar të imigrantëve që kanë thyer ligjin, qeveria e tij do të vendosë se çfarë do të bëjë me miliona imigrantët e tjerë pa dokumenta që jetojnë në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG