Lidhje

Vazhdon aktiviteti i narkotikëve në brigjet e Vlorës

  • Raimond Kola

Policia kufitare në Vlorë tha sot se zbuloi edhe rreth 225 kilogram marijuanë në një zonë bregdetare, ku një ditë më parë u zbulua një skaf që po digjej i ngarkuar me marijuanë. Polica tha se lënda narkotike u gjet e paketuar në sasi të ndryshme në një zonë pyjore në bregun e Karaburunit në afërsi të mjetit të lundrimit të djegur.

Sipas policisë shqiptare, trafikantët i vunë zjarrin motoskafit rreth 12 metër të gjatë dhe me një fuqi te lartë motorike për t`i shpëtuar policisë që i ndoqi në det. Policia dyshon se ata arritën të shpërndnain një pjesë të pakove të mëdha të drogës përpara se të fshiheshin në terrenin tokësor.

Policia shqiptare nuk ka dhënë detaje për identitetin e autorëve. Bregdeti nga Dhërmiu në Vlorë është kthyer kohët e fundit në shënjestër të veprimtarisë së trafikantëve të lëndëve narkotike.

Sasia e madhe e marijuanës e kultivuar kryesisht në Vlorë dhe në zonat malore të Jugut të Shqipërisë po synohet nga trafikantët shqiptarë dhe italianë të transportohet drejt brigjeve italiane. Trafikantët përdorin mjete të mëdha lundrimi me motorë shumë të fuqishëm që u japin skafeve shpejtësi në hapësirën detare.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG