Lidhje

Gjykata egjiptiane i heq dënimin me vdekje Morsit


Një gjykatë egjiptiane ja hoqi dënimin me vdekje ish presidentit Mohammed Morsi dhe urdhëroi rigjykimin e tij për akuzat që lidhen me arratisjen e të burgosurve gjatë kryengritjes së vitit 2011, që çoi në rrëzimin nga pushteti të presidentit Hosni Mubarak.

Gjykata e Kasacionit tha se do të zhvillohen procese të reja gjyqësore edhe ndaj 5 të pandehurve të tjerë.

Morsi u bë presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt në vitin 2012, por udhëheqja e tij zgjati vetëm për një vit, pasi protestuesit zhvilluan mitingje masive, duke e akuzuar atë për përpjekje për monopolizim të pushtetit dhe dështim në përmirësimin e ekonomisë së vendit. Abdel Fattah el-Sissi, në atë kohë udhëheqës ushtarak i Egjiptit, drejtoi rrëzimin e Morsit, dhe më pas u bë vetë president i Egjiptit.

Nën udhëheqjen e Sissi-it, qeveria egjiptiane shtypi me forcë Vëllazërinë Myslimane, që ishte partia e zotit Morsi.

Edhe pas vendimit të sotëm, Morsi do të vazhdojë të qëndrojë në burg. Ai është dënuar edhe për tre akuza të tjera, përfshirë urdhërin për vrasjen e demonstruesve në dhjetor të vitit 2012 dhe një tjetër për lidhje me grupin militant palestinez Hamas.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG