Lidhje

Rezolutë kundër Rusisë në OKB


Një komision i Kombeve të Bashkuara miratoi një projekt-rezolutë të martën që dënon pushtimin e Krimesë nga Rusia dhe duke përsëritur se nuk e pranon aneksimin rus nga Ukraina.

Masa e miratuar me një votim 73-23 me 76 abstenime pritet të miratohet plotësisht në Asamblenë e Përgjithshme muajin e ardhshëm.

Projekt-rezoluta i bën thirrje Rusisë për të përmbushur detyrimet e saj ndërkombëtare si një fuqi pushtuese, të marrë të gjitha hapat e nevojshme, menjëherë të përfundojë abuzimet ndaj banorëve në Krime, të lirojë të gjithë ata që janë ndaluar në mënyrë të paligjshme, dhe të sigurojë qasje të papenguar për vëzhguesit e të drejtave e njeriut.

Zyrtari i Ministrisë së Jashtme ruse, Anatoli Viktorov kundërshtoi projekt-rezolutën si të një-njëanshme dhe të motivuar politikisht.

"Projekt-rezoluta injoron ndikimin negativ që veprimet e autoriteteve ukrainase kanë pasur mbi banorët e Krimesë," tha ai.

Ambasadorja e amerikane në OKB, Samantha Power the se shkeljet e të drejtave në Krime "kanë qenë me të vërtetë të paturpshme."

"Që nga fillimi i pushtimit rus, abuzimet e të drejtave të njeriut në gadishullin e Krimesë janë rritur, duke përfshirë shkeljen e lirive të shprehjes, tubimit paqësor, shoqatave dhe besimit fetar. Nuk është e papritur që shumë nga ata që i kanë parë këto të drejtat universale të shkelen në mënyrë të dukshme janë ata që flasin kundër pushtimit rus," tha ambasadorja amerikane në një deklaratë pas votimit.

Rusia e aneksoi Krimenë në vitin 2014 pasi protestuesit në Kiev përmbysën presidentin pro rus të Ukrainës. Konflikti në lindje të Ukrainës mes separatistëve pro-rusë dhe trupave qeveritare ka marrë jetën e më shumë se 9,500 njerëz.

Pavarësisht marrëveshjes së paqes të nënshkruar në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk, në vitin 2015, e cila fillimisht ndihmoi për të ndaluar luftimet dhe pastaj për të ulur intensitetin e saj, përplasjet kanë vazhduar.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG