Lidhje

Operacion në shkallë të gjerë në jug ndaj marijuanës 


Marihuana Memaliaj

Marihuana Memaliaj

Policia e Gjirokastrës tha se goditi 6 raste të "Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve" në Memaliaj, një qytezë e vogël në Jug të Shqipërisë. Sipas burimeve zyrtare policore gjatë operacioneve u sekuestruan rreth 1,8 tonë marijuanë. Polica tha se arrestoi 4 shtetas dhe shpalli në kërkim 3 shtetas të tjerë si dhe sekuestroi një armë zjarri.

Operacionet nisën me zbulimin e një sasie të vogël marijuane në shtëpinë e një shtetasi dhe më pas policia zbuloi sasitë e tjera ku mbi një tonë u gjet në një kodër në afërsi të qytezës. Memaliaj ishte nga zonat më të prekura këtë vit nga kultivimi i marijuanës. Po sot policia arrestoi pesë shtetas që po transportonin dhjetëra kilogramë marijuanë nga Vlora në drejtim të Durrësit. Kultivimi dhe transportimi i marijuanës, kryesisht drejt Italisë dhe Greqisë, mbetet një nga sfidat më të mëdha të policisë shqiptare.

Sipas burimeve zyrtare policore gjatë këtij viti janë zhvilluar 1260 operacione policore ndaj kultivimit, ndërkohë që janë kontrolluar 4470 zona në të gjithë vendin. Sipas burimeve zyrtare, krahas 2 elikopterëve që monitoruan dhe zbuluan kete vit zonat e kultivuara, në operacione kanë marrë pjesë rreth 3 mijë forca policore te cilat kanë shkatërruar 2.5 milionë rrënjë bimë narkotike.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG