Lidhje

Shqipëria e treta në Barometrin e Korrupsionit


Transparency International

Transparency International

Në Barometrin Global të Korrupsionit, një raport i hartuar nga Transparency International dhe që mat eksperiencat e qytetarëve me korrupsionin në 42 vende të Europës dhe Azisë Qendrore, tregon se në Shqipëri, qytetarët vlerësojnë se deputetët e tyre janë shumë të korruptuar

Shqipëria renditet e treta për nivelin më të lartë të perceptimit se deputetët janë të korruptuar, me 55 përqind. Ajo lë pas vetëm Moldavinë, ku ky nivel është 76 përqind dhe Ukrainën, 64 përqind

Po ashtu Shqipëria ka një renditje jo pozitive edhe lidhur me eksperiencat që qytetarët kanë patur me ryshfetin. Sipas raportit, përhapja e ryshfetit është në masën 34 përqind ose një në tre persona ka dëshmuar se ka bërë pagesa nën dorë për të marrë një shërbim publik dhe ryshfeti shihet si tejet I zakonshëm. Mes vendeve të rajonit Shqipëria ka nivelin më të lartë, e ndjekur nga Bosnja me 27 përqind.

Lidhur me vlerësimin e korrupsionit si problemi më i madh apo jo i shoqërisë, apo përpjekjeve të qeverisë për ta luftuar fenomenin, perceptimi në Shqipëri është në nivel mesatar.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG