Lidhje

Rusia jo më anëtare e Gjykatës Penale Ndërkombëtare


Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi sot një dekret për ta nxjerrë Rusinë nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve.

Kjo gjykatë është trupi i parë ligjor ndërkombëtar me juridisksion të përhershëm, që ndjek penalisht rastet e gjenocidit, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës.

Dekreti i nënshkruar nga zoti Putin u botua në faqen e internetit të Kremlinit dhe në një deklaratë të Ministrisë së Jashme ruse thuhej se: “Gjykata nuk justifikonte punën që pritej prej saj dhe ajo nuk u bë me të vërtetë e pavarur.”

Sipas njoftimeve, Moskës nuk i ka pëlqyer mënyra se si Gjykata e trajtoi luftën e Rusisë në Gjeorgji të vitit 2008, duke shtuar se ajo nuk mori në shqyrtim veprimet e qeverisë gjeorgjiane kundër civilëve në Osetinë Jugore, një rajon pro-Moskës.

XS
SM
MD
LG