Lidhje

Tranzicioni, vazhdon procesi për emërimet e reja


U.S. President elect Donald Trump shakes hands with Republican National Committee Chairman Reince Priebus (C) as Vice President-elect Mike Pence (R) looks onat election night rally in Manhattan, New York, Nov. 9, 2016.

U.S. President elect Donald Trump shakes hands with Republican National Committee Chairman Reince Priebus (C) as Vice President-elect Mike Pence (R) looks onat election night rally in Manhattan, New York, Nov. 9, 2016.

Riorganizimi që zoti Trump i bëri ekipit të tij të tranzicionit ka krijuar vonesa për emërimet e reja që ende nuk dihet se kur të bëhen publike.

Shtypi ka spekulluar se po zhvillohet një luftë e ashpër brenda këshilltarëve të tij, duke patur këtë parasysh presidenti i zgjedhur u përgjigj mbrëmë me një tweeter ku theksonte se procesi po zhvillohet normalisht.

“Unë jam i vetmi që e di se kush janë finalistët” shkruante zoti Trump në postimin e tij.

Zoti Trump hodhi poshtë pretendimet se ai kishte kërkuar që tre prej fëmijëve të tij, Donald Trump Junior, Eric Trump dhe Ivanka Trump, si dhe bashkëshortit të saj Jerad Kushner, t’u jepej qasje tek informacionet sekrete. Kjo tha zoti Trump “është një lajm tipik i rremë”.

Takimet për emërimet e ardhshme po kryhen në zyrat e tij në Trump Tower në Nju Jork.

Për postin e sekretarit të shtetit ka dalë si kandidaturë kryesore ajo e ish kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut 72 vjeçari Rudi Giuliani, me pak përvojë në politën e jashtme por që njihet për mbështetjen e fortë për republikanin Trump përgjatë gjithë fushatës.

Por janë ngritur disa pyetje lidhur me investimet e zotit Guliani përtej oqeanit, veçanërisht në Venezuelë dhe Katar që do të përbënin një konflik interesi nëse ai do të zgjidhej si kryediplomat i vendit.

Një tjetër kandidaturë që po shqyrtohet për postin e sekretartit të shtetit është ajo e ish ambasadorit në kombet e bashkuara John Bolton.

Tranzicioni u komplikua kur Mike Rogers, ish kryetari i komisionit të zbulimit në dhomën e përfaqësuesve, sipas njoftimeve, e detyruan të largohej prej ekipit të tranzicioni. Mediat thanë se ai dhe një tjetër këshilltar u lanë mënjanë për shkak të lidhjeve me guvernatorin e Nju Xhersit Chris Christie, që kishte udhëhequr procesin e tranzicionit deri sa zoti Trump vendosi ta zëvendësojë me nën presidentin e zgjedhur Mike Pence para disa ditësh.

Deri tani zoti Trump ka bërë vetëm dy emërime. Reince Priebus kryetari i Partisë Republikane si shef i kabinetit, një përzgjedhje që u duartrokit nga ligjvenësit republikan në kongres.

Ndërsa emërimi i dytë, Stephen Bannon, si këshilltar i tij i lartë, u prit me kritika të ashpra, nga demokratët, disa republikanë si dhe nga grupe të pavarura që mbrojnë të drejtat civile.

Zoti Bannon ka shërbyer si shef ekzekutiv i fushatës së zotit Trump. Më parë ai ka qënë drejtuesi i rrjetit të lajmeve Breitbart, që ai vetë e ka cilësuar si një “platformë e krahut të djathtë ekstrem”, e cila shpesh herë njihej për shkrimet anti-semitike dhe kundër grave.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG