Lidhje

Rusi, rrëzohet denimi ndaj udhëheqësit të opozitës


Gjykata e Lartë ruse ka rrëzuar dënimin për vepër penale ndaj udhëheqësit të opozitës dhe aktivistit anti-korrupsion Alexei Navalny dhe ia ka kthyer çështjen për rishqyrtim gjykatës më të ulët.

Navalny u shpall fajtor në 2012 nga një gjykatë në Kirov dhe u dënua me pesë vjet burgim për përvetësim fondesh në vlerën 500 mijë dollarë nga një kompani shtetërore.

Si rezultat i dënimit, Navalny nuk kishte të drejtë të konkurronte në zgjedhje apo të mbante post publik deri në vitin 2033. Por me heqjen e dënimit për vepër penale, pritet që ai të dalë si rival i presidentit Putin në zgjedhjet e 2018.

Alexey Navalny ishte një ndër udhëheqësit kryesorë të protestave anti-qeveritare që pasuan akuzat e opozitës për manipulimin e zgjedhjeve në 2011.

XS
SM
MD
LG