Lidhje

Nga Carter tek Obama, datat e emërimeve në postet kyçe


Procesi i tranzicionit në Shtetet e Bashkuara pas zgjedhjes së Donald Trump është i përfshirë nga doza të forta kurioziteti se kë do të zgjedhë ai në krye të funksioneve kyçe, nisur dhe nga fakti që zoti Trump është një president që nuk vjen nga politika.

Shtypi ka shkruar këto ditë se procesi është përfshirë nga mosmarrveshje mes këshilltarëve të tij më të ngushtë por presidenti i zgjedhur i hodhi poshtë këto njoftimeve duke i cilësuar si të pavërteta. Në Twetter ai njoftoi se shumë shpejt do të bëjë publike disa prej emrave të rëndësishëm të kabinetit të tij.

Por sa kohë kanë marrë paraardhësit e tij dhe kur i kanë bërë ata publike emrat për disa prej pozicioneve kyçe, siç është ai i Sekretarit të Shtetit, të Mbrojtjes, Prokurorit të Përgjithshëm (Sekretarit të Drejtësisë) apo Sekretarit të Thesarit?

Nga presidenti Jimmy Carter tek zoti Obama shumica e vendimeve për këto detyra të rëndësishme janë bërë në muajin dhjetor.

Emërimet më të vona në kohë janë bërë gjatë administratës së Bill Clinton dhe George W. Bush. Zoti Clinton pas fitores së zgjedhjeve në vitin 1992 njoftoi në 24 dhjetor për postin eProkurorit të Përgjithshëm, Zoe Bard ndërsa zoti Bush në 28 dhjetorin e viti 2000 njoftoi për postin e Sekretarit të Mbrotjes Donald Rumsfeld.

Më poshtë janë datat kur paraardhësit e presidentit të zgjedhur Trump kanë njoftuar disa prej posteve të profilit të lartë.

Barack Obama

Zgjedhjet u mbajtën në 4 Nëntor 2008

-Sekretare e Shtetit: Hillary Clinton, 1 dhjetor
-Sekretar për Thesarin: Timothy Geithner, 24 Nëntor
-Sekretar i Mbrotjes: Robert Gates, 1 dhjetor
-Prokuror i Përgjithshem: Eric Holder, 1 dhjetor

George W. Bush

Zgjedhjet u mbajtën në 7 nëntor 2000.

- Sekretar i Shtetit: Colin Powell 16 dhjetor
- Sekretar për Thesarin: Paul O'Neill, 20 dhjetor
-Sekretar i Mbrotjes: Donald Rumsfeld, 28 dhjetor
-Prokuror i Përgjithshëm: John Ashcroft, 22 dhjetor

Bill Clinton

Zgjedhjet u mbajtën në 3 nëntor 1992

-Sekretar i Shtetit: Warren Christopher, 22 dhjetor
-Sekretari për Thesarin: Lloyd Bentsen, 10 dhjetor
-Sekretar i Mbrojtjes: Les Aspin, 22 dhjetor
-Prokuror i Përgjithshëm: Zoe Baird, 24 dhjetor

George H.W. Bush

Zgjedhjet u mbajtëm në 8 Nëntor, 1988

-Sekretar i Shtetit: James Baker, 9 nëntor
-Sekretar për Thesarin: Nicholas Brady, 15 nëntor
-Sekretar i Mbrojtjes: John Tower, 16 dhjetor
-Prokuror i Përgjithshëm: Richard Thornburgh, 21 nëntor

Ronald Reagan

Zgjedhjet u mbajtën në 4 nëntor 1980

-Sekretar i Shtetit: Alexander Haig,16 dhjetor
-Sekretar për Thesarin: Donald Regan, 11 dhjetor
-Sekretar i Mbrotjes: Caspar Weinberger, 11 dhjetor
-Prokuror i Përgjithshëm: William French Smith, 11 dhjetor

Jimmy Carter

Zgjedhjet u mbajtën në 2 Nëntor 1976

-Sekretar i Shtetit: Cyrus Vance, 3 dhjetor
-Sekretar për Thesarin: W. Michael Blumenthal,14 dhjetor
-Sekretar për Mbrotjen: Harold Brown, 21 dhjetor
-Prokurori i Përgjithshëm: Griffin Bell, 20 dhjetor

Trego komentet

XS
SM
MD
LG