Lidhje

Nga SHBA 250 automjete të blinduara ushtrisë shqiptare


Në Shqipëri, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, njoftoi sot se Shtetet e Bashkuara do t’i dhurojnë ushtrisë shqiptare 250 automjete të blinduara. “Brenda 10 ditësh do të nëshkruajmë marrëveshjen, dhe pjesa e parë prej 78 automjetesh pritet të mbërrijë që në muajin Janar”, shpjegoi ministrja, duke shtuar se vlera e vetëm pjesës së parë vlerësohet në 15 milion dollarë.

Njësitë e ushtrisë shqiptare deri më tani, kanë përdorur gjatë misioneve jashtë vendit kryesisht automjete të lehta, ndërsa në rastet e angazhimit në operacione që paraqisnin rrezikshmëri, kanë udhëtuar me automjete të ushtrive aleate.

Po ashtu, në mbështetje të kompletimit të ushtrisë me armatim dhe municion të standarteve të Natos, pritet dhe furnizimi me 5 mijë armë automatike dhuratë nga Italia, me një vlerë prej 10 milion eurosh. “Ministria e Mbrojtjes italiane, ka përgatitur një ligj të posaçëm për kalimin e këtyre armëve, dhe ai pritet të miratohet nga parlamenti italian në muajin dhjetor”, deklaroi ministrja shqiptare e Mbrojtjes gjatë fjalës së saj në Komisionin parlamentar të Sigurisë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG