Lidhje

DASH, paralajmëron amerikanët që shkojnë në Evropë për shtimin e rrezikut terrorist


Padia e paraqitur në gjykatën federale në Nju Jork, përmban detaje për akuzat kundër 37 vjeçarit Mohamed Rafik Naji, përfshirë shprehjen e mbështetjes për një sulm në Nju Jork të ngjashëm me atë të Nisës në Francë, ku humbën jetën 84 vetë dhe për të cilin ka marrë përgjegjësi Shteti Islamik.

Naji citohej t’i kishte thënë një informanti në një nga bisedat e tij të regjistruara se ekstremistët e Shtetit Islamik donin që një operacion i ngjashëm të ndërmerrej nësheshin Times Square.

Ndërkohë Departamenti i Shtetit lëshoi dje një paralajmërim për qytetarët amerikanë që të jenë të kujdesshëm në festivale dhe grumbullime për festa, përfshirë tregjet e hapura gjatë udhëtimit të tyre në Evropë. Sipas paralajmërimit, ka informacione të besueshme se Shteti Islamik, al-Kaida dhe degët e tyre, vazhdojnë të bëjnë plane për sulme në Evropë.

Departamenti i Shtetit përmend sulmet në Belgjikë, Francë, Gjermani dhe Turqi vitin e kaluar dhe thotë se vazhdon të jetë i shqetësuar për potencialin për sulme në gjithë Evropën.

Ministri i brendshëm francez, Bernard Cazeneuve tha se shërbimi anti-terrorist i vendit ishte mobilizuar maksimalisht, duke shtuar se “rreziku terrorist nuk ka qenë kurrë kaq i lartë në territorin e vendit”.

“Sfida e luftës kundër terrorizmit është e jashtëzakonshme. Dhe do ta them, sepse është e vërtetë, se ne kemi marrë masa të konsiderueshme, por asnjëherë nuk mund të flitet për eliminimin e plotë të rrezikut dhe ata që e garantojnë një gjë të tillë e gënjejnë popullin frajncez. Por si ministër i brendshëm, në koordinim me ministrinë e drejtësisë, u kam thënë bashkëkombasve të mi, se janë marrë të gjitha masat për të shmangur rrezikun terrorist dhe për të mbrojtur popullin francez”.

Në Strasburg, ku disa persona u arrestuan në një operacion anti-terrorist gjatë fundjavës, tregu i pervitshëm i krishtlindjeve hapet të premten dhe disa nga kioskat e hapura që më pare po tërhiqnin turistë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG