Lidhje

Termeti i fuqishëm në Japoni pasohet me cuname të vogla


Një tërmet i fuqishëm dhe disa cuname të vogla goditën sot brigjet veriore të Japonisë. Tërmeti preku pikërisht zonën ku ndodhi tërmeti dhe cunami i vitit 2011, ku është ndërtuar një mur përreth uzinës bërthamore të Fukushimës. Cunami i atij viti shkaktoi katastrofën më të rëndë bërthamore në histori.

Agjencia Meterologjike e Japonisë tha se tërmeti me epiqendër në brigjet e Paqësorit të Prefekturës së Fukushimës pati një forcë goditëse prej 7.4 ballësh dhe lartësia e dallgëve të cunamit ishte gati një metës.

Banorët lokalë, të cilët përjetuan tërmetin dhe cunamin e vitit 2011, e morën seriozisht paralajmërimnin për tërmetin e sotëm dhe u evkuuan në zona me lartësi më të madhe mbi nivelin e detit, me të dëgjuar sirenën e alarmit në orët e para të mëngjesit.

Sipas njoftimeve, pasojat e tërmetit dhe cunamit kanë qenë minimale, krahasuar me atë të marsit të vitit 2011, kur tërmeti pati një forcë goditëse prej 9 ballësh, cunami shkaktoi dallgë 40 metra të larta; e gjithë stuhia e fuqishme shkaktoi rreth 20 mijë të vrarë dhe dëme të mëdha në Uzinën e Bërthamore të Fukushimës.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG