Lidhje

Përpjekjet e presidentit të zgjedhur Donald Trump për formimin e kabinetit


Presidenti i zgjedhur Donald Trump të martën i vazhdoi takimet me kandidatë të mundshëm për kabinetin e tij qeveritar.

Presidenti i zgjedhur tha se është duke shqyrtuar mundësinë për të emëruar neokirurgun në pension, Ben Carson-in, i cili ishte rival me të në garën për të marrë emërimin e Partisë Republikane, në postin e Sekretarit për Strehimin dhe Zhvillimin Urban. Në një mesazh në Twitter, zoti Trump e cilësoi Ben Carsonin si “një njeri shumë i talentuar, i cili i do njerëzit.”

Donald Trump tha se ekipi i tij i tranzicionit është duke punuar mjaft mirë dhe me shumë efikasitet, ndërsa ka vazhduar takimet me një numër të madh njerëzish që cilët ai po i konsideron për t’u bërë pjesë e administratës së tij.

Mes personave që ai takoi të hënën në Nju Jork, ishin ish guvernatori i Teksasit Rick Perry, i cili kandidoi për një periudhë të shkurtër në garën e republikanëve vitin e kaluar. Në njërin nga debatet ai e pati akuzuar zotin Trump se ai u drejtohej votuesve si një person i famshëm dhe jo një politikan i një partie konservatore.

Perry thuhet se po shqyrtohet si kandidaturë e mundshme për postet e sekretarit të mbrojtjes dhe të bujqësisë.

Me zotin Trump është taluar edhe kongresmenja e Hawait, Tulsi Gabbard. Ajo mbështeti Bernie Sandersin në garën me rivalen Hillary Clinton, por është dakord me kundërshtimin nga zoti Trump të shtimit të angazhimit ushtarak amerikan në Siri.

Ndihmësja e afërt e zotit Trump, Kellyanne Conway, tha se jo të gjithë personat që po takon zoti Trump, janë kandidatë për poste të administratës së re, por ai po diskuton me ta për të marrë eksperiencën e tyre në vizionin që kanë për vendin.

Të martën, ose të mërkurën zoti Trump ka në plan të largohet nga Nju Jorku dhe të shkojë në vilën e tij në Flrorida, për kaluar Festën e Falenderimeve me familjen e tij.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG