Lidhje

Sfidat me qarkullimin tregëtar dhe turizmin


Kakavije, Albania-Greece border
Kakavije, Albania-Greece border
Greqia parashikon të investojë mbi 4 miliardë Euro për të modernizuar infrastruktrën në dy vitet e ardhshme (2017 - 2018). Projektet që janë bërë të njohura nga Ministria greke e Infrastrukturës nuk prekin lidhjen e rajoneve në Veri të Greqisë me pikat kufitare shqiptare. Tre rajone ndërkufitare ku ndohen edhe pikëkalimet mes të dy vendeve, ai i Qafëbotës (Sarandë), Kakavijës (Gjirokastër), dhe Kapshticës (Korçë) kanë aktualisht një infrastrukturë rrugore të prapambetur ku nuk është investuar për zgjerime rrugësh prej gati 20 vitesh.
Të tre pikat kufitare kanë një distancë prej mbi 50 kilometër sejcila për t`u lidhur me dy autostradat qëndrore greke atë Igumenicë-Selanik që njihet ndryshe “Rruga Egnantia” dhe Janinë- Antirio, Patra që njihet ndryshe si “Rruga Joniane”.
Sipas mjeteve greke të informimit Ministria greke e Transportit dhe Infrastrukturës është përballur me reagimin e njësive vendore greke në Veri të Greqisë, të cilat shohin me shqetësim se rruga Janinë – Kakavijë nuk është përfshirë në këto projekte.
Sipas burimeve greke, Kryetari i Komunës greke të Pogonit, rajonit fqinj me Shqipërinë, Kostas Kapsalis u ka kërkuar zyrtarëve grekë të Ministrisë së Infrastrukturës të rishikojnë projektin edhe për këtë segment, gati 70 km i gjatë. Përmes një letre drejtuar kësaj ministrie e cila është botuar në shtypin grek, Kapsalis ka vlerësuar se rajoni i varfër mbetet larg lidhjeve me rrjetet rrugore dhe rrjedhimisht nuk arrin të integrohet.
Ministria greke e infrastrutkurës i ka argumetuar deri tani vonesat e projekteve me mungesën e gjetjes së financimeve. Si rajoni i Janinës në kufi me Gjirokastrën dhe rajoni i Kosturit në kufi me Korcën kanë hedhur ndërkaq hapat e para për studimin e linjave hekururudhore njëra që do të lidhte Janinën me Kakavijën dhe tjetra që do të lidhte Kosturin me Kapshticën dhe më tej me Pogradecin. Pas hartimit të projekteve është rënë dakort edhe në nivel shtetëror mes të dy vendeve që të kërkohet mbështetje me financime për realizimin e këtyre veprave në kuadër të fondeve të Bashkimit Europian.
Infrastruktura e prapambetur pengon tregëtinë dhe turizmin

Qarkullimi tregëtar mes Shqipërisë dhe Greqissë ka ardhur duke u rritur vitet e fundit, përfshirë edhe 2016. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti shqiptar i Statistikave eksportet shqiptare drejt Greqisë vetëm në muajin gusht të këtij viti u rritën me 34.5 % ndërsa importet me 12.1 % krahasuar me vitin 2015. Edhe në muajin shtator po sipas të dhënave të Instat eksportet shqiptare drejt Greqisë u rritën me 19 % krahasur me të njëjtën periudhë të vitit 2015.
Por si pikëkalimet kufitare edhe infrastruktura rrugore nuk i përgjigjen, sipas vlerësimeve të Dhomave Rajonale shqiptare të Tregëtisë, këtyre prirjeve të rritjes së shkëmbimeve tregëtare.
Ndërkohë një sfidë tjetër me infrastrukturën ka edhe lëvizja e njërëzve dhe sektori i turizmit. Pikëkalimi i Kakavijës është më i madhi që lidh Shqipërinë me Greqinë dhe përballon lëvizjen më të madhe të njerëzve nga kufiri tokësor si në hyrje dhe në dalje.
Sipas të dhënave të Institutit shqiptar të statistikave gati gjysma e udhëtarëve që lëvizin përmes tokës ashte Shqiperise ,si në hyrje dhe në dalje, kalojnë në këtë pikëkalim kufitar. Edhe në Pikën tjetër kufitare të Shqipërisë me Greqinë atë të Qafëbotës në Sarandë (Mavromatit në anën greke), infrastruktura nga Qyteti port i Gumenicës drejt kufirit shqiptar është mjaft e prapambetur.
Agjensitë turistike shqiptare dhe greke shprehën shqetësimin sezonin veror të këtij viti për situatën e rrugës dhe radhët e gjata në kufi të grupeve turistike. Turistët, gjithnjë e në rritje, mbërrijnë në qytetin por te Igumenicës nga Italia dhe kërkojnë të vizitojnë bregdetin shqiptar. Edhe nga autoritet vendore greke në këtë rajon është kërkuar modernizimi i këtij pikëkalimi kufitar, i cili do të rriste shkëmbimet e ndërsjellta dhe do të ndihmonte,sidomos, prurjen turistike.
XS
SM
MD
LG