Lidhje

NATO u vë fre piratëve


NATO i dha fund operacionit “mbrojtja e oqeanit” të organizuar pas disa sulmesh të bujshme të piratëve somalezë. Misioni i fundit i mbikqyrjes për NATO-n u krye nga forcat ajrore daneze.

Operacioni ishte një përgjigje e sukseshme e kordinuar ndërkombëtare ndaj rrezikut të grabitjeve në det që përfshinë Evropën, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.

Në kulmin e saj, pirateria në dete që vinte nga Briri i Afrikës, pati një ndikim prej 7 miliardë dollarësh. Më shumë se 1 mijë njerëz ishin marrë peng.

Por nga viti 2012 nuk ka patur ndonjë sulm të suksesshëm të piratëve, krahasuar me më shumë se 30 gjatë periudhës së pikut të tyre në vitet 2010-2011.

Në fillim të këtij muaji NATO-ja i zgjeroi operacionet në Mesdhe për të ndihmuar Bashkimin Evropian të ndalë kriminelët që trafikojnë refugjatë prej Afrikës së Veriut.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG