Lidhje

Sulm vdekjeprurës në Turqi


Qyteti Adana në jug të Tuqisë u bë sot objekt i një sulmivdekjeprurës me makinë bombë. Të paktën 2 persona u vranë dhe 33 të tjerë janë plagosur.Në shënjestër të atentatorëve ishte një ndërtesë qeveritare por ende janë të paqarta arsyet e sulmit.

Një makinë bombë, me shënjestër një ndërtesë qeveritare, shpërtheu sot në qytetin jugor të Turqisë Adana, duke shkaktuar vdekjen e të paktën dy personave dhe plagosjen e 33 të tjerëve. Lajmi u konfirmua prej zyrtarëve të lartë të qeverisë, që reaguan ashpër.

“ Agresorët duhet të jenë të sigurtë se në këtë shekull ky vend do të groposë të gjithë ata që kryen këtë akt terrori, veglat dhe mbështetësit e tyre”, tha ministri turk i energjisë Berat Albayrak.

Ky është më i fundit në një zinxhir sulmesh vdekjeprurëse që kanë përfshirë Turqinë vitet e fundit.

Guvernatori i Adanasë, Mahmut Demirtar i tha agjesisë së lajmeve shtetërore Anadolu se sulmi ndodhi në një parkim pranë hyrjes për në zyrën e tij. Ai tha se besohet që sulmi të jetë kryer nga një grua por nuk dha hollësi të tjera nëse bëhet fjalë për një akt vetvrasës.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG