Lidhje

Pas mbylljes së kampit në Calais, Francë


Franca ka mbyllur përfundimisht kampin famëkeq “Xhungla” në Calais, duke zhvendosur më shumë se 5 mijë migrantë në qytete të ndryshme të atij vendi, ku ata mund të aplikojnë për azil. Për një grup prej 29 afganësh dhe sudanezësh, destinacioni ishte qyteti Reims.

Që pas largimi nga Kaleja, kjo është hera e parë që ata daling. Janë nën shoqërinë e një punonjëseje sociale nga organizata e bamirësisë Salvation Army.

Për këta të rinj afganë, ky është kthimi në normalitet pas muajsh jete në shi dhe baltën e kampit. Organizata Salvation Army do t’i ndihmojë të aplikojnë për azil në Francë. Philippe Wattier është drejtor i organizatës bamirëse “Salvation Army” në Reims.

“Kërkesat për azil do të trajtohen gjatë 6-7 muajve të ardhëshëm sepse autoritetet duan të shqyrtojnë me shpejtësi statusin e tyre dhe jo t’i rikthejnë në Calais apo të rindërtojnë një tjetër kamp aty pranë.”

Migrantët po qendrojnë një hotel të vogël pranë qytetit ndërsa organizata bamirëse “Salvation Army” u gjen banesa.

Është hera e parë që disa lahen, veshin rroba të pastra dhe kanë një krevat qëkur lanë vendin e tyre. Ata thonë se tani duan të qëndrojnë në Francë. Mohammed Walid është nga provinca Konduz e Afganistanit.

“Kërkojmë azil sepse në vendin tonë kemi luftë. Luftimet ende vazhdojë në Konduz. Situata në Afganistan është shumë e keqe.”

Jeta në kamp kishte pasoja. Migrantët janë prekur nga zgjebja, morrat dhe parazitë të tjerë. Tre janë në spital me simptoma tuberkulozi.

Reagimi ndaj migrantëve është i ndryshëm. Organizata Salvation Army është kërcënuar. Ndërsa disa banorë kanë ofruar rroba dhe po i ndihmojnë të porsaardhurit. Julien Vallee është student i arteve.

“Për aq kohë sa nuk sjellin probleme, ne duhet t’i mirëpresim. Ka patur shumë në Kale dhe është mirë t’i ndihmojnë të integrohen.”

Muajt që vijnë afganët do të jenë në pritje, duke shpresuar se kjo do të jetë lëvizja e tyre e fundit.

XS
SM
MD
LG