Lidhje

A do të ndryshojë Kuba pas Kastros?


Cuban flag flies at half mast at Revolution Square as people gather following the announcement of the death of Cuban revolutionary leader Fidel Castro, in Havana, Nov. 27, 2016.

Cuban flag flies at half mast at Revolution Square as people gather following the announcement of the death of Cuban revolutionary leader Fidel Castro, in Havana, Nov. 27, 2016.

Pas vdekjes së 90-vjeçarit Fidel Castro, shumë banorë të ishullit komunist si dhe kubano-amerikanë shikojnë një mundësi për ndryshime. Kuba ka një historik të gjatë prej disa dekadash shkeljesh të të drejtave të njeriut.

Festohet në rrugët e Havanës së Vogël. Kubano-amerikanët shpresojnë se vdekja e një njeriu mund t’i japë fund dekadash të tëra shkeljesh të të drejtave të njeriut.

“Një diktator i keq që e mbajti Kubën nën shtypje për gati gjashtë dekada nuk është më me ne. Kjo do t’i japë një mundësi popullit kuban të fillojë rrugëtimin drejt lirisë dhe demokracisë”, thotë Sanches

Nën regjimin Castro, tre brezave të popullit të Kubës u mungonin pothuajse të gjitha liritë themelore civile dhe politike. Mijëra disidentë u ndëshkuan dhe u burgosën.

As me rivendosjen e marrëdhënieve me SHBA-në në vitin 2014 nuk u lehtësuan kufizimet ndaj lirisë. Interneti vazhdon të çensurohet rëndë dhe madje janë shtuar ndalimet e gazetarëve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut.

Tashmë do të jetë në dorë të Raul Castros, i cili mori gradualisht kontrollin e ishullit komunist, për të vendosur nëse vdekja e të vëllait do të shënojë edhe fundin e një epoke.

“Ai duhet të ndryshojë përqasje dhe ta lejojë vendin të jetë më i hapur.", thotë profesor Guadalupe Correa i universitetit të Teksasit

Kështu shpresojnë edhe shumë ligjvënës amerikanë që shkruajtën në Twitter pak orë pas vdekjes së Castros.

“Kjo ofron një mundësi, në veçanti për kampionët e lirisë në Kubë, për udhëheqësit e opozitës që kanë rrezikuar jetën, sigurinë dhe mirëqenien e tyre në betejën për një vend më të mirë. Tani ata do të fuqizohen", thotë ligjvënësi Carlos Curbelo.

Por, ndryshimi pas vdekjes së Castros mund të ketë një kosto të lartë.

“Duke qenë se ruajtja e pushtetit është thelbësore për elitën politike të Kubës, mendoj se represioni politik do të vazhdojë, të paktën për periudhën afatshkurtër" thotë analisti Brian Fonseca i universitetit të Floridës

Edhe në rrugët e Havanës së Vogël, ekziston vetëdija se fundi i një epoke Castro është vetëm fillimi.

“Njerëzit në Kubë nuk kanë zgjedhje të lira, nuk kanë demokraci. Ne nuk do të dorëzohemi derisa të shikojmë lirinë për popullin e Kubës", thotë Lisete Calderon, një kubane-amerikane.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG