Lidhje

Votuesit hispanikë të ndarë për fitoren e zotit Trump


Hispanic Voters Could Play Key Role in US Election

Hispanic Voters Could Play Key Role in US Election

Zgjedhjet e debatueshme presidenciale të këtij viti, do të jenë temë e bisedave të familjeve amerikane gjatë festave të fund vitit. Shumë prej tyre janë të befasuar nga ndarjet e thella për zgjedhjet, sidomos brenda grupeve etnike. Shërbimi i gjuhës spanjolle i Zërit të Amerikës, bisedoi me pronarë hispanikë dhe punonjës të bizneseve të vogla në Virxhinia që tregonin për ndarje politike që janë pasqyruar në të gjithë vendin.Jenny Arias menaxhon një grup punonjësish në një kompani të vogël në Virixhinia që ajo dhe burri i saj kanë në pronësi. Ajo thotë se ka votuar për zotin Donald Trump për një arsye me rëndësi.

Jenny Arias, Menaxhere e kompanisë “Quality Service”

"Ai është biznesmen shumë i shkathët. Qasja e tij ndaj ekonomisë më bindi të votoja për të."

Edhe bashkëshorti i saj, Nelson Rodriguez mbështeti zotin Trump, dhe beson se politikat e administratës së tij do të jenë pozitive për biznesin e tij.

Nelson Rodriguez, President i kompanisë “Quality Service”

"Në vend që të paguajmë më shumë taksa, ne do të ofrojmë përfitime për punonjësit si sigurime shëndetësore dhe pensione."

Punonjësit e tyre ndjehen ndryshe. Ana Portillo thotë se nuk i pëlqyen komentet e zotit Trump ndaj pakicave gjatë fushatës.

Ana Portillo, punonjëse, kompania “Quality Service”

"Nuk më pëlqeu mënyra se si i identifikoi hispanikët. Unë jam hispanike, dhe jam fyer nga komentet e tij. "

Kolegia e saj mendon njëlloj.

Cassandra Aparicio, punonjëse, kompania “Quality Service”

"Mendoj se ai bëri gabim kur foli ashpër për deportimin e familjeve dhe meksikanëve. Ndërtimi i murit është i papranueshëm."

Ajo që shihni këtu në kompaninë “Quality Service” pasqyron një ndarje të qartë, pra hispanikët në Shtetet e Bashkuara nuk votojnë njësoj.

Jens Manuel Krogstad, Qendra Kërkimore “Pew”

"Historikisht, elektorati hispanik ka qenë shumë i larmishëm. Për shembull, në anketat tona ne kemi gjetur se afërsisht 1 në 4 votues hispanik anojnë ose e identifikojnë veten me partinë republikane."

Gaby Rodriguez është e zhgënjyer, por me shpresë. Ajo thotë se hispanikët duhet të jenë më të angazhuar.

Gaby Rodriguez, punonjëse, kompania “Quality Service”

"Edhe në qoftë se nuk keni presidentin që ju e dëshironit, ju duhet të jeni aktiv në komunitet, të protestoni, të votoni, të merreni me gjëra që do të kenë ndikimi në komunitetin tuaj," thotë ajo.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG