Lidhje

Numër rekord emigrantësh në Itali gjatë vitit 2016


Një numër rekord emigrantësh kanë arritur në Itali me anije nga Afrika e Veriut gjatë vitit 2016, sipas të dhënave zyrtare italiane. Emigrantët kanë shtuar trysninë ndaj sistemit italian të strehimit dhe të azilit.

Italia vazhdon të mbajë barrën kryesore të emigrantëve, që nga zbatimi në muajin mars të një marrëveshjeje ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Turqisë, për të frenuar fluksin e të ardhurve që zbresin me mjete lundrimi në Greqi.

Sipas ministrisë së Brendshme italiane, deri ditën e djeshme, në brigjet e Italisë kanë arritur nga deti mbi 171 mijë emigrantë, krahasuar me rreth 170 mijë gjatë vitit 2014 dhe nuk ka shenja se ardhja do të ndalet.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG