Lidhje

Një i ri amerikan pranon organizimin e komplotit terrorist


FBI

FBI

Një 20-vjeçar nga Karolina e Veriut ka pranuar fajësinë se ishte përpjekur për të kryer një akt terrorizmit ndërkombëtar i frymëzuar nga grupi Shteti Islamik.

Prokurorët federalë thanë se Justin N. Sullivan kishte për qëllim të përdorte një pushkë të pajisur me silenciator dhe të mbushur me plumba shpërthyes për të vrarë qindra njerëz në Karolinën e Veriut dhe Virxhinia, për të provuar besnikërinë e tij ndaj ekstremistëve të Shtetit Islamik.

Sullivani, komploti të cilit u zbulua kur në mirëbesim ia tregoi planet e tij një agjent të fshehtë të FBI-së, e pranoi fajin në gjykatë të martën në Asheville, të Karolinës së Veriut. Ai tha se kishte rënë dakord për të pranuar fajin në shkëmbim për një dënim me burgim të përjetshëm.

Zyrtarët amerikanë thanë se Sullivan pranoi se komplotin e organizoi së bashku me Junaid Hussainin, një anëtar i lartë i grupit të ISIS, përgjegjës për rekrutime në internet. Mes tyre ka pasur kontakte të shpeshta, para se agjentët federalë të vepronin dhe ta arrestonin Sullivanin në qershor të vitit të kaluar.

Rekrutuesi i ISIS u vra në sulm ajror

Zyrtarë amerikanë thanë se Hussain, nënshtetas britanik, i cili besohet të jetë anëtari i tretë më i lartë i ISIS, u vra në një sulm ajror në Siri, në gusht të vitit 2015.

Sipas dokumentave të gjykatës, Sullivan e diskutoi planin e tij për sulm me një agjent të fshehtë të FBI-së, të cilin ai përpiqej për ta rekrutuar. Sullivan kishte bërë kërkime në internet se si të prodhonte armë me silenciatorë dhe ishte marrë vesh me të ashtuquajtur bashkëpunëtorë për të krijuar një armë të tillë që ata ta përdorinin për një sulm. Duke synuar për sa më shumë viktima, Sullivan tha se me zjarrin e armës automatike shpresonte të vriste deri në 1000 njerëz në klub, sallë koncertesh apo bar.

Hussain, rekrutuesi i Sullivanit, i kërkoi atij që sulmin që kishte premtuar të bënte ta regjistronte në video. I pandehuri ka pranuar në dokumentet e gjykatës për përfshirjen e tij të thellë në çdo aspekt të komplotit për sulmin.

Sullivan dhe agjenti i fshehtë i FBI-së kishin në plan të vizitonin panaire armësh në zonën e Karolinës së Veriut dhe Virginia më 20 ose 21 qershor 2015, ku shpresonin për të blerë pushkë automatike. Megjithatë, më 19 qershor, Sullivan u arrestua në shtëpinë e prindërve të tij, dhe gjatë kontrollit iu gjetën një pushkë me silenciator armë dhe sende të tjera që kishin të bënin me sulmin.

Sulmi me armë vret fqinjin

Zyrtarët amerikanë thanë se Sullivan ishte i dyshuar për vrasjen e një fqinji, John Bailey Klark, në dhjetor të vitit 2014. Në laboratorin e provave doli se arma që vrau Klarkun ishte në pronësi të babait të Sullivanit; i biri tha më pas se e kishte vjedhur armën dhe e kishte fshehur atë nën shtëpinë e familjes.

Sullivan nuk e pranoi se ai vrau Klarku, por prokurorët thanë se do të paraqesin dëshmi të tjera para se ai të dënohet. Dokumentet e gjykatës treguan gjithashtu se prindërit e Sullivanit kishin pasur dyshime në lidhje me aktivitetet e tij, dhe se ai synonte t’i vraste prindërit me anë të agjentit të fshehtë i FBI-së, në shkëmbim për kompensim, në mënyrë që ata të mos ndërhynin me planet e tij për sulmin.

Agjenti special në krye të zyrës së FBI-së në Charlotte, të Karolinës së Veriut, John Strong, tha: "Justin Sullivan planifikonte të vriste qindra njerëz të pafajshëm Ai premtoi mbështetjen e tij për grupin Shteti Islamik dhe mori hapa të llogaritura për të kryer vrasje për të provuar besnikërinë e tij për organizatën terroriste."

Trego komentet

XS
SM
MD
LG