Lidhje

Mosuli në shkatërrim ndërsa ushtria irakiane bën përparime kundër Shtetit Islamik


Iraqi army soldiers, fire mortar shells during their battle against the Islamic State group, in Haj Ali front line village, southern Mosul, Iraq, Nov. 29, 2016.

Iraqi army soldiers, fire mortar shells during their battle against the Islamic State group, in Haj Ali front line village, southern Mosul, Iraq, Nov. 29, 2016.

Ndërsa focat irakiane përparojnë në Mosul, ushtarët thonë se kjo betejë është ndryshe nga shumica e atyre që kanë luftuar më parë kundër Shtetit Islamik, për shkak të numrit të madh të civilëve në rrezik të kapen në mes të zjarrit. Banorët e qytetit që kanë mbetur pas, përveç rrezikut se mund të plagosen ose të vriten, jetojnë me pak ujë dhe pa energji elektrike.

Kjo është rruga për në Mosul, e sheshuar dhe e braktisur nga militantët e Shtetit Islamik dhe të tjerët. Në qytet, telat elektrike janë prerë dhe makina të shkatërruara nga bombat janë kudo në rrugë.

Ushtarët luftojnë nga çatitë, ndërsa militantët e armatosur në dhëmbë të Shtetit Islamik vazhdojnë të rezistojnë edhe pse po tërhiqen dalë ngadalë.

Në shumë aspekte, thonë ushtarët, kjo betejë është e para e këtij lloji kundër Shtetit Islamik sepse po ndeshen me ta në qytetin më të populluar që ata kanë patur nën kontroll në Irak.

“Ky nuk është fshat ose qytet i vogël të cilin disa batalione mund ta çlirojnë menjëherë. Ka civilë këtu dhe ne na duhet të dalim nga makinat dhe të luftojmë nëpër rrugë. Duhet të kontrollojmë njerëzit, dhe të gjitha shtëpitë” thotë kapiteni Raad Qasim i ushtrisë irakiane.

Luftimet vazhdojnë, dhe familjet thonë se nuk kanë energji elektrike, kanë pak për të ngrënë dhe së shpejti do të mbeten pa ujë. Shërbimet e qytetit siguroheshin nga militantët e Shtetit Islamik, por i ndërprenë kur forcat irakiane arritën në vend.

“Në ditën kur ushtria çliroi këtë lagje, militantët prenë tubin kryesor të ujit, si hakmarrje ndaj njerëzve. Tani uji nuk vjen dhe atë pak që ruajtëm në tanke është i mjaftueshëm për 10 ditë më së shumti dhe nuk kemi as energji elektrike” thotë Nathir, një banor i Mosulit.

Në periferi të qytetit, civilët e plagosur mbërrijnë çdo ditë me dhjetëra për trajtim në qendrën shëndetsore atje, para se të transportohen në spital. Zyrtarët irakianë thonë se mund të duhen disa muaj për çlirimin e Mosulit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG