Lidhje

Ndikimi i vdekjes së Kastros tek marrëdhëniet SHBA-Kubë


Cuba Fidel Castro

Cuba Fidel Castro

Në Miami... një moment emocional në marëdhënien e gjatë dhe të vështirë mes SHBA dhe Kubës. Por ndërsa emocionet disi po qetësohen, ligjvënësit në Kongres po fillojnë të shtrojnë pyetjen në se vdekja e Castros do të sjellë ndryhsime në marrëdhëniet mes të dy vendeve.

“Populli i Kubës duhet ta dijë se një eksperiment që u konceptua gabim që nga fillimi, i cili doli që ishte naiv dhe ekstrem, tashmë ka dështuar dhe Shtetet e Bashkuara do të mbështesin elementët që përkrahin të drejtat e njeriut.”- thotë kongresmeni republikan.

Kongresmeni Chris Smith, i cili i ka ngritur si shqetësim kryesor të drejtat e njeriut në Kubë, thotë se ndryshimi më i madh në marrëdhënie dypalëshe nuk mund vijë nga vdekja e Castros, por nga fakti që ka një president të ri amerikan.

“Unë mendoj se Donald Trump mund të bëhet pika e kthesës për marrëdhëniet SHBA-Kubë. Deri tani kemi patur një politikë të paefektshme dhe të papërpunuar për çështjen e drejtave të njeriut në Kubë.”

Fakti që Kongresi kontrollohet nga republikanët nuk ka për të patur shumë rol tek premtimet e presidentit të ri gjatë fushatës elektorale.

“Në se administrata Trump do të donte të ndryshonte politikat e Presidentit Obama, ai duhet të përdorë autoritetin e tij ekzekutiv për ta bërë këtë, ashtu sikurse i bëri edhe zoti Obama.”

Por jo të gjithë republikanët mendojnë se do të ndodhin ndryshime të rëndësishme.

“Nuk pres medoemos që të ketë një reagim të madh ndaj politikave kryesore që ka ndjekur deri tani Presidenti Obama”.

Si shumë nga kolegët e tij, kongresmeni Crawford e sheh tregtinë si mundësinë më të mirë për të ndihmuar popullin kuban.

“Unë mendoj se është koha që t’i heqim syzet e Luftës së Ftohtë dhe të mendojmë se si ta angazhojmë Kubën në mënyrë aktive, në mënyrë që t’i lehtësojnë ndryshimet e mëdha politike, sociale dhe kulturore atje.”

Në cilindo drejtim të shkojnë marrëdhëniet SHBA-Kubë, diçka është e qartë, vdekja e Castros shënon fillimin e një epoke të re.

“Unë mendoj se vdekja e Fidel Castros, edhe pse nuk ka një ndikim të drejtpërdrejtë tek politika amerikane, e ndryshon atmosferën në marrëdhëniet dy-palëshe mes Kubës dhe Shteteve të Bashkuara.”- thotë eksperti.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG