Lidhje

Parlamenti përfshihet në debate të ashpra për rastin e Astrit Deharit


Në Kosovë, parlamenti u përfshi në debate me tone të ashpra për rastin e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, i cili vdiq më pesë nëntor në burgun e Prizrenit. Lëvizja Vetëvendosje kërkoi seancë të jashtëzakonshme për këtë çështje, por nuk mori mbështetjen e deputetëve të shumicës, të cilët paralajmëruan mundësinë që debati të mbahet gjatë muajit dhjetor. Nga Prishtina njofton korrespodenti ynë, Leonat Shehu.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG