Lidhje

Mashtrimet gjatë blerjeve në internet


Banned for Returning too Many Amazon Products

Banned for Returning too Many Amazon Products

Federata Kombëtare e Shitjeve me pakicë ((NRF)) përcjell lajme të mira dhe të këqia për blerësit. Lajm i mirë: priten ulje të mëdha të çmimeve për produktet elektronike dhe artikujt e veshmbathjes me rastin e festave të fundvitit. Lajmi i keq: vjedhësit do të shkojnë online për të shfrytëzuar rastin.

Është bërë pjesë tradite pas festës së Falenderimeve - radhë të gjata konsumatorësh për të blerë mallra me çmime të ulta. Edhe këtë vit, shitësit parashikojnë një vit të mbarë.

Ana Smith, zëdhënëse e Federatës së Shitjeve me pakicë:

"Në sezonin e festave ne parashikojmë 656 miliardë dollarë xhiro vetëm gjatë periudhës së pushimeve," thotë Ana Smith, zëdhënëse e Federatës së Shitjeve me Pakicë.

Kjo shifër përfaqëson 4% rritje krahasuar me vitin e kaluar. Për të shmangur rradhët e gjata – konsumatorët kryejnë blerje përmes internetit. Mbi 10% e dhuratave gjatë këtij viti do të blihen online nëpërmjet smartphoneve ose kompjuterve. Për shkak të shtimit të masave të sigurisë në kartat e kreditit – shumë mashtrues do të përdorin internetin për të vjedhur.

Robert Moraca, Zyra e parandalimit të krimeve pranë Federatës së shitjeve.


"Për shkak të kartave të pajusura me “çip”, është shumë më e vështirë për kriminelët e shitjes me pakicë për të bërë mashtrime në dyqan, kështu që ata veprojnë në internet," Robert Moraca, Zyra e parandalimit të krimeve pranë Federatës së shitjeve.

Ekspertët e sigurisë thonë se mbi 1.2 % e të gjitha transaksioneve me smartphone të jenë operacione të vjedhësve. Një transaksion mashtrues online arrin mesatarisht rreth 200 dollarë.

"Vjedhësit shpesh krijojnë fatura blerjeje të rreme, dhe thonë se e kanë marrë mallin si dhuratë dhe duan ta kthejnë " thotë zoti Moraca.

Ekspertët e bankave presin këtë vit një rritje prej 43% në transaksionet mashtruese. Ata po u bëjnë thirrje konsumatorëve që të ndryshojnë fjalëkalimet e tyre, të shmangin klikimet në reklama të dyshimta, të mos hapin emaile të panjohura dhe të blejne vetëm nga faqe internetit të sigurta dhe të ligjshme.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG