Lidhje

Fundi i sëmundjes së Sidës? Eksperimentohet një vaksinë e re


Nine-year-old Tumelo holds his grandmother's hand after taking his medication at Nkosi's Haven, south of Johannesburg November 28, 2014. Nkosi's Haven provides residential care for destitute HIV-positive mothers and their children, whether HIV-positive or

Nine-year-old Tumelo holds his grandmother's hand after taking his medication at Nkosi's Haven, south of Johannesburg November 28, 2014. Nkosi's Haven provides residential care for destitute HIV-positive mothers and their children, whether HIV-positive or

Prej tre dekadash çdo 1 dhjetor dëgjojmë raste tragjike të njerëzve të prekur nga sëmundja e Sidës. Virusi ka vrarë me dhjetra milionë njerëz në mbarë botën, pjesa më e madhe e të cilëve të rinj, duke lënë jetim me miliona fëmijë. Por tashmë në prag të ditës botërore të luftës ndaj virusit HIV, vijnë lajme shprese. Në Afrikën e Jugut, një nga vendet me një shkallë të lartë prekje nga sëmundja, po eksperimentohet vaksina që mban nën kontroll virusin.

Prej ditës së parë botërore kundër Sidës në vitin 1988, ka patur shumë zhvillimeve. Vendet ku çështja konsiderohej tabu tashmë ofrojnë testim dhe trajtim. Nënat bartëse të virusit mund të kenë fëmijë të shëndetshëm dhe mund të jetojnë për t’i rritur ata. Ilaçet e mbajnë virusin nën kontroll dhe nuk e lënë të përhapet. Tashmë mjekët po flasin për një kurë ndaj sëmundjes.

Kërkuesit e fushës po testojnë një vaksinë tek mijëra vullnetarëve në Afrikën e Jugut, një proçes që sapo kanë ka nisur.

Ata po përdorin sistemin imunitar të vetë trupit për të mbajtur virusin nën kontroll. Një studim i zhvilluar nga universiteti i Pensilvanisë tregon se kjo është e mundur.

Ne injektojmë antitrupa tek pacientët, për të parë nëse ato mund të kontrollojnë virusin HIV, ta qetësojnë dhe të parandalojnë rikthimin kur ne e ndalojmë terapinë anti-retrovirale”, shpjegon doktor Pablo Tebas i Universitetit të Pensilvanisë.

Kontrollimi i virusit HIV me antitrupa është i ngjashëm me teknikën e imunoterapisë që zhvillohet për kancerin, duke përdorur proteina për të sulmuar qelizat kancerogjene. Virusi i HIV-it fshihet në qeliza. Nëse pacienti ndalon marrjen e ilaçeve kundër Sidës, virusi rikthehet.

Ajo çfarë po bëhet në onkologji dhe në terapinë ndaj kancerit, është përpjekja për të forcuar sistemin imunitar me qëllim eleminimin e qelizave kancerogjene. Problemi për të eleminuar virusin e fshehur HIV është i ngjashëm. Duhet të eleminosh qelizat që strehojnë virusin duke e bërë sistemin më aktiv në gjetjen dhe eleminimine tyre”, thotë doktor Pablo Tebas.

Kërkuesit dolën në përfundimin se antitrupat e ndrydhin virusin HIV për 21 ditë. Qëllimi është të gjendet një kombinim i antitrupave që mund të bëjë këtë për 6 muaj deri në 1 vit. Atëherë njerëzit e infektuar me HIV nuk kanë nevojë të marrin ilacë çdo ditë të jetës së tyre. Një tjetër test ku do të përdoren antitrupa do të nisë pas dy muajsh.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG