Lidhje

Hollande: nuk do të kandidoj për rizgjedhje


Presidenti francez Francois Hollande bëri të ditur se nuk ka në plan të kandidojë për një mandat të dytë në zgjedhjet e vitit 2017. Është hera e parë në disa dekada që një president francez nuk kërkon të rizgjidhet.

Hollande e njoftoi synimin e tij të enjten në një fjalim televiziv, duke thënë se nuk ka mbështetje të mjaftueshme për të fituar një mandat të dytë. Hollande gëzon mbështetjen më të ulët në publik të regjistruar ndonjëherë se çdo president tjetër francez.

Njoftimi i tij u jep fund hamendjeve që vazhdonin prej javësh nëse udhëheqësi socialist do të rrezikonte të vinte kandidaturën për t'u rizgjedhur me shanse aq të pakta për sukses.

Mandati i zotit Hollande në detyrë është dëmtuar nga disa prej sulmeve më të rënda terroriste në tokën franceze në historinë moderne, si dhe nga përpjekjet e pasuksesshme për të ulur në mënyrë të ndjeshme nivelin e papunësisë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG