Lidhje

James Mattis emërohet sekretar i ardhshëm i Mbrojtjes


Sipas burimeve të medias amerikane, Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka caktuar gjeneralin në pension të marinës , James Mattis si sekretarin e ardhshëm të Mbrojtjes.

Mattis, 66 vjeçar, i bashkohet ekipit të sigurisë kombëtare të zotit Trump që tashmë përfshijnë gjeneralin në pension Michael Flynn si këshilltar të sigurisë kombëtare dhe ligjvënësin Mike Pompeo si drejtor të CIA-s.

Njoftimi zyrtar pritet të bëhet në fillim të javës së ardhshme. Për të marr postin, do të duhet që Kongresi amerikan të miratojë një legjislacion të ri për të kapërcyer një ligj federal që thotë se sekretarët e mbrojtjes nuk duhet të kenë qënë në detyrë aktive shtatë vjet para marrjes së detyrës. për shtatë vjet më parë. Kongresi ka bërë një përjashtim të ngjashëm një here më parë, kur gjenerali George C. Marshall u emërua në detyrë në vitin 1950.

XS
SM
MD
LG