Lidhje

Koalicioni "Drejtësi Për Të Gjithë"


Shoqëria civile kërkon zbatimin e reformës gjyqësore
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:46 0:00

Në Shqipëri shoqëria civile ka krijuar Koalicionin “Drejtësi për të Gjithë” në përpjekje për të nxitur zbatimin e reformës në sistemin gjyqësor.

Koalicioni po bashkëpunon tani edhe me Avokatin e Popullit për të vëzhguar nga afër procesin e reformës dhe për të sjellë zërin e qytetarëve pranë qarqeve politike, të cilat po e vonojnë prej muajsh reformimin e drejtësisë.

Shoqëria civile kërkon zbatimin e reformës gjyqësore
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:46 0:00

Një grup shoqatash dhe organizatash të shoqërisë civile kanë krijuar në Shqipëri koalicionin “Drejtësi për të gjithë” në përpjekje për të rritur transparencën në sistemin e drejtësisë dhe reformimin e tij.

Nisma më e fundit e tyre është të bashkëpunojnë me Avokatin e Popullit, tani që reforma në drejtësi po vonohet nga pezullimi prej Gjykatës Kushtetuese, dhe kur të gjithë palët janë në pritje të një përgjigje nga Komisioni i Venecias.

Veprimtarët e Koalicionit “Drejtësi për të gjithë” nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me qëllimin që gjatë reformimit të sistemit gjyqësor të nxitin së bashku respektimin e të drejtave njerëzore, shtetin ligjor dhe nevojat e publikut për një drejtësi të pakorruptuar, të pavarur, profesionale.

Forcat politike po shkëmbejnë akuza për zvarritjen e reformës gjyqëosre për më shumë se 18 muaj.

Edhe pasi e përfunduan me sukses paketën kushtetuese të kësaj reforme, ato po vonohen me miratimin e një serie ligjesh që lidhen me përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe ndërtimin e institucioneve të tjera të këtij sistemi.

Bashkëpunimi me Avokatin e Popullit do të sjellë monitorimin e zbatimit të Reformës në Sistemin e Drejtësisë, ndaj veprimtarët shpresojnë në një përgjigje sa më të shpejtë nga Gjykata Kushtetuese për çështjet e pezualluara prej saj dhe që vendi të vazhdojë rrugën e integrimit në BE.

Ashtu si reformimi i drejtësisë u mbështet nga OPDAT dhe EURALIUS, edhe koalicioni i shoqërisë civile “Drejtësi për të Gjithë” po mbështetet nga projekte të USAID dhe BE.

Koalicioni i shoqatave dhe Avokati i Popullit do të shkëmbejnë të dhëna dhe studime mbi problematikën me garantimin e të drejtave njerëzore, ankesat e shtetasve për pastërtinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Qytetarët shqiptarë kanë një perceptim ende të lartë për nivelin e korrupsionit në sistemin gjyqësor dhe kanë kërkuar reformimin e tij.

Ky reformim dhe forcimi i shtetit ligjor është një nga kërkesat e Bashkimit Europian para se të çelen bisedimet për antarësim të plotë të Shqipërisë.


XS
SM
MD
LG