Lidhje

Donald Trump - Njeriu i Vitit nga revista Tajm


President-elect Donald Trump on the cover of TIME magazine (Photo via @TIME on Twitter)
President-elect Donald Trump on the cover of TIME magazine (Photo via @TIME on Twitter)

Revista “Time” shpalli presidentin e zgjedhur Donald Trump si Njeriun e Vitit. Revista përmend si motivacion ndikimin që “për mirë apo për keq” ai pati gjatë gjithë vitit 2016.

Në një intervistë telefonike që dha për programin “Today” të rrjetit NBC, zoti Trump e quajti këtë “një nder të madh”.

“Është një revistë shumë e rëndësishme dhe jam me shumë fat që kam qenë shumë herë në kopertinën e saj këtë vit,” tha zoti Trump.

Kryeredaktorja e revistës, Nancy Gibbs shkruante se “është e vështirë të masësh shkallën e tronditjeve” që shkaktoi zoti Trump në skenën politike. Ajo u kujtonte lexuesve se redaktorët e revistës e zgjedhin njeriun e vitit bazuar mbi ndikimin që ata kanë tek lajmet.

Zoti Trump mposhti 10 konkurrentë të tjerë për këtë titull, duke përfshirë rivalen e tij në zgjedhje Hillary Clinton, e cila doli në vend të dytë. Vitin e kaluar, titullin e mori kancelarja gjermane Angela Merkel, ndërsa zoti Trump vinte menjëherë pas saj.

XS
SM
MD
LG