Lidhje

SHBA, 200 trupa shtesë në Siri


Sekretari amerikan i Mbrojtes thotë se Shtetet e Bashkuara po dërgojnë 200 trupa shtesë në Siri.

Ash Carter tha sot se personeli ushtarak do të përdoret për të ndihmuar në ndjekjen e militantëve të Shtetit Islamik jashtë Rakës, kryeqyteti i vetshpallur i grupit terrorist.

Carter tha se 200 trupat do të përfshijnë forca special, këshilltarë dhe ekipe për asgjesimin e eksplozivëve.

300 forca të operacioneve special janë tashmë në Siri.

Zoti Carter foli në Bahrein në një konferencë për sigurinë në Lindjen e Mesme. Ai tha se Rusia, mbështetëse e presidentit sirian Bashar al-Assad – veçse ka nxitur luftën civile dhe vuajtjet e popullit sirian.

XS
SM
MD
LG