Lidhje

Evropa dhe shpresat e Turqisë për anëtarësim


Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian deklaruan se blloku nuk do të hapë hapësira të reja për negociatat e anëtarësimit me Turqinë, por sfiduan thirrjet e Austrisë dhe ligjvënësve evropiane për të ndalur tërësisht procesin në formë proteste ndaj goditjes që mori situata e sigurisë në Ankara pas sulmit të dështuar të shtetit.

Blloku ka shprehur kritika ndaj Ankarasë për spastrimin gjithëpërfshirës që pasoi puçin e dështuar por është treguar i përmbajtur për të mos t’i acaruar së tepërmi marrëdhëniet për shkak të nevojës për të bashkëpunim të saj për të frenuar valën e imigrantëve në drejtim të bllokut si dhe kofliktin në Siri.

Gjermania ka folur qartë kundër një ngrirjeje zyrtare të bisedimeve të pranimit me Turqinë.

“Ja pse është e rëndësishme që të mos vendosim asgjë në pritje dhe duhet të jetë një sinjal i qartë nga Bashkimi Evropian. Ne duhet të vazhdojmë t’u dërgojmë sinjale qytetareve turq që ndajnë vlerat tona evropiane, ne u detyrohemi dhe jemi të lidhur me këta njerëz”, thotë Michael Roth ministi i jashtëm gjerman.

“Negociatat e anëtarësimit kanë mbetur në vend prej muajsh dhe nuk shoh asnjë lëvizje as për dy muajt e ardhshëm”, thotë shefi i zgjerimit në Bashkimin Evropian Johannes Hahn.

Austria kërkon një politikë më agresive të Bashkimit Evropian ndaj Turqisë. Sebastian Kurz është Ministër i Jashtëm i Austrisë

"Turqia është larguar edhe më shumë nga Bashkimi Evropian në muajt e fundit, këto zhvillime janë rritur në terma të dramacitetit dhe shpejtësisë”.

Turqia burgosi 36 mijë persona në pritje të gjykimit si dhe shkarkoi e pezulloi më shumë se 100 mijë nën dyshimin se kanë mbështetur komplotuesit. Bashkimi Evropian është i shqetësuar se Erdohan po përdor grushtin e shtetit për t’iu kundërvënë kritikëve të tij.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë pak gjasa të bien dakort për një ndalim zyrtar të procesit të anëtarësimit të Turqisë që do të ishte një shuplakë për presidentin turk Tayyip Erdogan, në takimin e së enjtes në Bruksel. Diplomatët thonë se BE po mendon të zhvendosë fondet e para anëtarësimit dhënë Turqisë në drejtim të shoqërisë civile. Thuhet se procesi i pranimit do të mbërrijë në një fund të pashmangshëm nëse Ankaraja rivendos dënimin me vdekje.

XS
SM
MD
LG