Lidhje

Fillon evakuimi në Aleppo


Ambulanca dhe autobusë të gjelbër të qeverisë filluan evakuimin e të plagosurve dhe civilëve të tjerë nga zonat e fundit të mbajtura nga rebelët në Aleppo të enjten pasi përpjekjet e evakuimit u ndërprenë një ditë më parë.

Vija e gjatë e autobusëve dhe ambulancave u larguan nga Aleppo-ja lindore dhe në territorin e kontrolluar nga qeveria para se të përfundonin në një zonë tjetër të kontrolluar nga rebelët në krahinë.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe Arabe thanë se të shpërngulurit e parë arritën të sigurt në zonë të enjten pasdite.

"Automjetet e Gjysmëhënës së Kuqe që transportojnë të plagosurit kanë mbërritur, dhe të plagosurit do të transferohet në spitalet e afërta për trajtim", tha Ahmad al-Dbis, i cili udhëheq mjekët dhe vullnetarët e tjerë të përfshirë në evakuim.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 21 autobusë dhe 19 ambulanca ishin të përfshirë në evakuimin.

"Ne pamë gra dhe fëmijë të vegjël në autobusë, dhe disa burra. Autobusët nuk ishin të mbushur. Gjithçka shkoi shumë mirë. Ishte shumë qetë", tha Elizabeth Hoff, përfaqësuese e OBSH-së në Siri.

I dërguari humanitar i OKB-së për Sirinë Jan Egeland u tha gazetarëve se ai shpresonte për të parë fillimin e një "përpjekje të fundit dhe të suksesshme" në evakuime nga Aleppo-ja lindore, që luftëtarët e opozitës morën në kontroll në vitin 2012.

Ai tha se operacioni përfshin evakuimet e personave të plagosur dhe të sëmurë, civilëve të tjerë të pambrojtur, dhe luftëtarëve rebelë. Shumica e tyre ishin drejtuar për në Idlib, ndërsa të tjerët mund të zgjedhin të shkojnë në Turqi.

Operacioni erdhi pas arritjes së një marrëveshje të mërkurën mbrëma, por nuk ishte e sigurtë në se ajo do të vihej në lëvizje pasi një evakuim i planifikuar të mërkurën herët nuk arriti të materializohet.

Më shumë dhunë u njoftua të enjten herët, me aktivistët dhe zyrtarët lokalë që thanë se forcat pro-qeveritare qëlluan mbi një ambulancë që po largohej nga zona, duke plagosur të paktën tre persona.

Largimi përfundimtar i rebelëve nga Aleppo do të shënojë një fitore të madhe për presidentin sirian Bashar al-Asad. Forcat e tij kanë shtyrë një fushatë ushtarake të mbështetur nga Rusia, të përshpejtuar javët e fundit ndërsa ata kanë marr më shumë territore nga opozita.

Vitet e luftimeve dhe një rrethim e Alepos nga qeveria kanë lënë pjesën më të madhe të qytetit në rrënoja dhe kanë dhënë alarmin nga grupet e komunitetit dhe të ndihmës ndërkombëtare, të shqetësuar për shkak se mijëra njerëz kanë nevojë për ushqim dhe kujdes mjekësor.

XS
SM
MD
LG