Lidhje

Zhdukja e tartufëve në Itali


Rritja e tartufëve në Itali po kërcënohet gjithnjë e me shumë prej përdorimit të tokës për vreshtari por dhe ndryshimeve klimatike. Prodhimi i atij që njihet si “ari i bardhë” është ulur me 30% duke e bërë gjithnjë e më të vështirë gjetjen e kesaj kërpudhe speciale. Kjo periudhë përkon me kulmin gjuetisë për tartufë në një prej rajonëve me piktoreske të Italisë veriore.

Igor Bianco është gjuetar tartufi – apo sic njihet në italisht, “ari i bardhë".

66-vjecari ka kërkuar për këto kërpudha të shtrenjta për më shumë se 25 vjet.

Rajoni piktoresk kodrinor Lange në Italinë veriore është i njohur për verën, lajthitë dhe tartufët e bardhë. Zona mbrohet prej UNESCO-s.

Sezoni i tartufëve këtu zakonisht zgjat prej mesit të shtatorit në janar dhe gjatë kësa periudhe kërkimet për tartufët e bardhë janë një biznes i madh.

Bianco e gjurmon zonën me ndihmën e qenit të tij Rocky.

Në të kaluarën përdoreshin derra për të nuhatur tartufët por ata i hanin kërpudhat, ndaj tani preferohen qentë.

"Eshtë gjithnjë edhe më emocionuese, sikur shkon për herë të parë. Asnjë tartuf nuk është si tjetri. Gjithnjë shpreson se do të gjesh një më të mirë, më të madh, por në fund të fundit, ajo që ja vlen është aroma”, thotë Bianco.

Vitet e fundit Bianco nuk ka qënë aq me fat.

Ai fajëson degradimin e ambjentit dhe ngrohjen globale për uljen e numrit të tartufëve. Por faktori kryesor sipas tij është rritja e prodhimit të verës gjatë 25 viteve të fundit. Toka po përdoret gjithnjë e më shumë për vreshtari.

Prodhuesit e lajthive gjithashtu po përdorin tokën për kultivimin e lajthive nga më cilësoret në Itali. Kjo ka pakësuar me 30 përqind zonat ku rriten tartufët.

Lisi, plepi i bardhë dhe shelgjet ndihmojnë në krijimin e kushteve ideale për rritjen e tartufëve. Pakësimi i tyre ka sjell rënien e numrit të kërpudhave të famshme, thotë eksperti Mauro Carbone.

"Të gjithë flasin për një rënie drastike të numrin të tartufëve. Këto nuk janë shifra absolute përllogaritje. Gjysma, ndoshta një e treta po zhduket. Sigurisht, ngrohja globale nuk ndihmon apo dhe fakti që ka më pak pemë. Degradimi i ambjentit pakëson nivelin e prodhimit", thotë Carbone.

Dy burra e kanë bërë mision personal të tyren shpëtimin e pemëve si mënyrën për të shpëtuar tartufët.

Carlo Marenda, gjuetar tartufësh në kohë të lirë dhe Edmondo Bonelli, konsulent për mjedisin, një vit më parë vendosën të bashkojnë forcat për të rritur ndërgjegjësimin për situatën duke krijuar një faqe elektronike të quajtur "Shpëtimi i Tartufit".

Përmes këtij projekti ata kanë grumbulluar 11 mijë euro në gati një muaj, me objektivin për mbledhur 50 mijë deri në fund të vitit.

Me këto fonde do të pastrohen dhe mbillen pemë në gjashtë pyje të zonës me terren të vështirë.

"20 apo 25 vite më parë pyjet menaxhoheshin nga gjyshërit tanë. Fatkeqësisht me largimin e tyre dhe për shkak të punës së madhe në vreshtari dhe në prodhimin e lajthive, i gjithë ky menaxhim mungon”, thotë Marenda.

Marenda and Bonelli kanë bindur disa prodhues të verërave se ruajtja e pyllit është përfitim edhe për biznesin e tyre.

Tartufët janë gjithashtu të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të klimës.

Rreshjet e kohëve të fundit ka çuar në shtimin e prodhimit të tyre dhe për këtë shkak në ulje të cmimit. Por ndjeshmëria ndaj këtyre faktorëve do të thotë se të ardhurat për gjurmuesit e tij janë të pasigurta.

Igor Bianco i ruan siç duhet tartufët, të mbështjella dhe të mbyllura në kuti. Këto kërpudha të rralla duan shumë kujdes, ato janë servisur tashmë për një darkë speciale.

XS
SM
MD
LG