Lidhje

Turqia, Rusia dakort për një armëpushim në Siri


Njoftohet se Turqia dhe Rusia kanë rënë dakord mbi një plan armëpushimi për Sirinë dhe po punojnë që ai të hyjë në fuqi në mesnatë.

Agjencia turke e lajmeve Anadolu njofton se plani i ri synon të zgjerojë armëpushim në qytetin e Alepos, por nuk përfshin grupet terroriste.

Ministri i jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, i cituar nga agjencia e lajmeve Reuters, tha se Ankaraja nuk e ka ndryshuar mosmiratimin që presidenti Bashar al-Assad të qëndrojë në pushtet.

Javën e kaluar, Rusia, Irani dhe Turqia miratuan një deklaratë që përcaktonte parimet rreth të cilave do të arrihej çdo marrëveshje e mundshme në Siri.

XS
SM
MD
LG