Lidhje

Largimi vullnetar i imigrantëve nga Gjermania


Autoritetet gjermane thonë se gjatë këtij viti, më shumë se 54 mijë emigrantëve që kanë hyrë në Gjermani u janë miratuar fonde nga qeveria për t’u kthyer në vendet e tyre.

Sipas autoriteteve, kjo hap rrugën për një rritje të ndjeshme të numrit të emigrantëve që do të kërkojnë të kthehen vullnetarisht.

Gjatë vitit të shkuar, në Gjermani hynë rreth 890 mijë emigrantë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Harald Neymanns tha sot se financimi i përgjithshëm i miratuar për kthimin e emigrantëve këtë vit ishte 21.5 milionë euro.

Sipas tij, rreth 35,500 persona që duhet të largoheshin nga Gjermania e bënë këtë vullnetarisht në vitin 2015.

XS
SM
MD
LG