Lidhje

Rusia: Nuk ka patur shpërthim në bordin e avionit të rrëzuar


Një zyrtar ushtarak rus tha sot se nuk ka patur shpërthim në bordin e avionit që u rrëzua të dielën në Detin e Zi dhe që shkaktoi 92 viktima.

Gjeneral-lejtënant Sergei Bainetov, i cili kryeson komisionin ushtarak që po heton rrëzimin, tha se të dhënat e regjistruesve të fluturimit ende nuk e përjashtojnë mundësinë e terrorizmit.

Hetuesit po analizojnë gjithashtu si shkaqe të mundshme karburantin e keq, gabimin e pilotit apo ndonjë difekt mekanik.

Aeroplani ishte nisur nga Soçi për në Siri, dhe në bord ndodheshin pjestarë të një ansambli ushtarak që do të jepte koncert me rastin e Vitit të Ri për ushtarët rusë në një bazë pranë Latakias.

Ndërsa zyrtarët rusë e kanë minimizuar mundësinë e një sulmi terrorist, ka shqetësime se ndërhyrja e Rusisë në Siri e ka bërë atë një objektiv për ekstremistët.

XS
SM
MD
LG