Lidhje

Siri, vritet një udhëheqës i rëndësishëm i Shtetit Islamik


Zyrtarët amerikanë thonë se një udhëheqës i rëndësishëm i Shtetit Islamik u vra në Raqqa të Sirisë nga një sulm ajror i koalicionit këtë javë, duke konfirmuar kështu njoftimet e mëparshme.

Një dekleratë nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të enjten, thoshte se Abu Jandal al-Kuwaiti u vra të hënën, në një sulm pranë digës Tabqa. Deklerata thoshte se ai kishte qënë më parë anëtar i komisionit të luftës së Shtetit Islamik.

“Abu Jandal ishte i përfshirë në përdorimin e makinave bombë, mjeteve shpëthyese në anë të rrugës dhe armëve kimike. Për shkak të lidhjes me planifikuesit e sulmeve terroriste të ISIL dhe anëtarët e këshillit të luftës, vdekja e tij do të degradojë aftësitë e ISIL për të mbrojtur Raqqa-n dhe ndërmarrë operacione të jashtëme kundër Perëndimit”, thuhet në deklaratë.

Zyrtarët e kolaicionit thonë se ai kishte marrë pjesë në operacionet për rimarrjen e Palmirës para se të dërgohej në Tabqa me mision për të përmirësuar mbrojtjen e Shtetit Islamik kundër Forcave Demokratike Siriane të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara.

Organizata Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Britani, që vëzhgon luftën, njoftoi të martën se al-Kuwaiti ishte vënë në shënjestër nga mjetet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ndërsa mbështetësit e organizatës terroriste kishin publikuar në rrjetet sociale se ai kishte vdekur.

XS
SM
MD
LG