Lidhje

Tiranë: Rritja ekonomike dhe pritshmëria për vitin tjetër


Tiranë: Rritja ekonomike dhe pritshmëria për vitin tjetër
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:44 0:00

Në Tiranë, qeveria shprehu optimizëm se rritja ekonomike e këtij viti pritet të shërbejë si një bazë e mirë për një rritje më të madhe vitin tjetër.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se ekonomia u kthye në normalitet, falë bashkëpunimit me FMN, ndërsa borxhet dhe deficiti po ulen gradualisht.

Megjithatë, opozita thotë se arka e shtetit po përdoret vetëm në dobi të klientëve të qeverisë, të cilët ruajnë monopole dhe përfitojnë koncensione.

Tiranë: Rritja ekonomike dhe pritshmëria për vitin tjetër
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:44 0:00

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha sot e ekonomia e vendit ka hyrë në rrugën e një rritje të qëndrueshme, dhe kapërceu situatën e vështirë të ngarkuar me borxhe të fshehura dhe deficite jashtë kontrollit.

Zoti Rama pohoi në një konferencë shtypi se rritja ekonomike do të jetë vitin e tjetër akoma më e madhe se sivjet.

Për këtë qëndrueshmëri makro-ekonomike dha ndihmesën e vet edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, bashkëpunimi me të cilin do të vazhdojë në një format të ri.

“Tashmë qeveria i dha fund një zinxhiri borxhesh, tha zoti Rama, të cilat rrezikonin qëndrueshmërinë e kompanive private të përfshira në të së bashku me disa banka, të cilat investuan kredi në projekte të ndryshme. Kjo tani ka kaluar dhe ekonomia ka hyrë në normalitet, falë edhe kujdesit të FMN” - tha zoti Rama.

Edhe pse FMN e quajti si të një buxhet joelektoral, opoziya e votoi kundër në parlament buxhetin e ri të shtetit për vitin e ri, duke e quajtur të pabalancuar dhe larg nevojave të qytetarëve.

Partia Demokratike pohoi se arka e shtetit është bërë pre e një grupi të vogël miqsh dhe klientësh të qeverisë, të cilët marrin koncensione, partneritete dhe monopole shërbimesh, duke rritur kostot financiare në dëm të buxhetit dhe fondeve publike.

XS
SM
MD
LG