Lidhje

Turqia vazhdon operacionin luftarak në Siri


Ushtria turke tha të hënën se 22 militantë u vranë nga sulmet e avionëve të saj kundër objektivave të ISIS-it në Siri.

Në përmbledhjen e aktiviteteve të saj ushtarake gjatë ditës së kaluar në mbështetje të rebelëve në veri të Sirisë, ushtria turke tha gjithashtu se avionët rusë shkatërruan objektiva pranë qytetit el-Bab, që kontrollohet nga ISIS-i.

Operacion ushtarak i Turqisë, i quajtur "Eufrates Shield," filloi më shumë se katër muaj më parë në përpjekje për të detyruar militantët të largohen nga kufiri me Turqinë, duke përdorur luftëtarët e Ushtrisë së Sirisë së Lirë të mbështetur nga avionët luftarakë dhe artileria turke.

Ndërkohë, vëshguesit sirianë thonë se qindra civilë u larguan fshatrat jashtë kryeqytetit sirian të dielën, pasi luftimet vazhduan për të tretën ditë mes të forcave qeveritare dhe disa grupeve rebele, përfshi al-Qaidën e lidhur me xhihadistët, të cilët janë përjashtuar nga marrëveshja për armëpushim që u shpall javën e kaluar.

XS
SM
MD
LG